Ballina Sport Juventusi fiton gati 100 milionë euro nga Champions

Juventusi fiton gati 100 milionë euro nga Champions

12
SHPËRNDAJE

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve vlen për prestigj dhe mbi të gjitha për para. Duke përfunduar si i pari në grupin e tyre me 16 pikë pas 6 ndeshjeve, Juventus i Maurizio Sarrit tashmë ka mbledhur pothuajse 100 milionë euro nga Liga e Kampionëve.

Tuttosport shkruan se fitorja kundër Bayer Leverkusen e rriti vlerën e Bianconeri me një shumë prej 2.7 milionë euro, duke e çuar shifrën totale në 95 milionë euro.

Juve tashmë kishin siguruar 64.7 milionë euro falë bonuseve për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.

Pjesëmarrja në fazën grupore (15.3 milionë euro), duke përparuar në fazën e eliminim direkt (9.5 milionë euro), të drejtat (10 milionë euro) dhe renditjen historike (29.9 milionë euro).

14.4 milionë euro të tjera kanë ardhur nga 5 fitore dhe një barazim, duke e çuar totalin në 79.1 milionë euro.

Të ardhurat nga bileta, arrijnë në 8,8 milionë euro, në të cilat dallohen 3.82 milionë euro ndaj Atletico Madridit, transmeton telegrafi.

Kësaj shume i shtohen edhe të paktën mbi 3 milionë euro nga ndeshja e radhës dhe parat e të drejtave televizive. 95 milionë euro është shuma e fituar, që mund të rriten.

The post Juventusi fiton gati 100 milionë euro nga Champions appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.