Ballina Sport Juventus siguron shërbimet e yllit italian

Juventus siguron shërbimet e yllit italian

36
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Federico Chiesa duket se do të jetë në Torino, me fanellën bardhezi të Juventusit.

Teksa Fiorentina përgënjeshtroi të gjitha lajmet rreth shitjes së italianit, sot të gjitha mediet në vendin fqinj janë hapur me lajmin kryesor se sulmuesi ka arritur akord me Juventusit.

Sipas informacioneve Chiesa ka rënë dakord për të firmosur kontratë 5-vjeçare me kampionët e Italisë, me pagë 5 milionë euro në sezon.

Për të definuar marrëveshjen tani Juventus duhet të mbyllë negocimin me klubin nga Firence, që në këto ditë është në ethet e ndërrimit të pronarit dhe çështja “Chiesa” do të duhet të presë pak.

Pavarësisht këtyre lajmeve të sotme, mediet raportojnë se Inter vijon të shtyjë drejt 21-vjeçarit.

-----