Ballina Lajme nacionale Jusuf Buxhovi shuan çdo dilemë, publikon emrat e personave qe e themeluan...

Jusuf Buxhovi shuan çdo dilemë, publikon emrat e personave qe e themeluan LDK-në

75
SHPËRNDAJE

Në prag të 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi ka publikuar disa dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i kësaj partie.

Në dokumentin që Buxhovi e ka publikuar në Facebook janë të listuar anëtarët e Këshillit Iniciues për themelimin e LDK-së.

Personat e nënshkruar në këtë dokument, që mban datën 23 dhjetor 1989, janë intelektualët më të njohur të kohës si Ibrahim Rugova që më pas do të bëhej edhe kryetar i LDK-së, Fehmi Agani, Mehmet Kraja, Anton Çetta, Xhemail Mustafa, Bujar Bukoshi, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti dhe të tjerë.

“Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë më të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë, publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988”, ka shkruar Buxhovi në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i Jusuf Buxhovit në Facebook:

Dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

ANËTARËT E KËSHILLIT INICUES PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë më të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, statusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qytetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Lista u nënshkrua nga këta persona:

1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar

2. Zekeria Cana, historian

3. Milazim Krasniqi, shkrimtar

4. Ajri Begu, ekonomist

5. Ibrahim Rugova, shkrimtar

6. Bujar Bukoshi, mjek

7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

8 Ibrahim Berisha, gazetar

9. Mehmet Kraja, shkrimtar

10. Ali Aliu, studiues i letërsisë

11Zenel Kelmendi, mjek

12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar

13 Idriz Ajeti, akademik

14. Dërvish Rozhaja, akademik

15. Mark Krasniqi, akademik

16. Anton Çetta, profeso

17. Zenun Çelaj, gazetar

18. Mustafa Radoniqi, avokat

19. Basri Çapriqi, shkrimtar

20. Jusuf Bajraktari, historian

21. Xhemail Mustafa, gazetar

22 Hysen Matoshi, gazetar

23 Neshet Nushi, ekonomist

-----