Ballina Showbiz Justin Bieber ka hequr dorë nga telefoni për një arsye të thjeshtë

Justin Bieber ka hequr dorë nga telefoni për një arsye të thjeshtë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Justin Bieber është shprehur se nuk mban një celular. 27-vjeçari thotë se ka vendosur disa “kufij” në jetën e tij profesionale dhe se komunikon me ekipin e tij përmes iPad-it në mënyrë që të kufizojë numrin e njerëzve që mund ta kontaktojnë.  Ai theksoi se sigurohet të ndalojë së punuari në orën 18:00 për t’i kaluar mbrëmjet me gruan e tij, Hailey Bieber.

Kam mësuar si të kem kufij dhe thjesht të ndihem sikur nuk i detyrohem asgjë askujt. Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them thjesht “jo” dhe të jem i vendosur në atë që them. Dua me gjithë zemër t’i ndihmoj njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka.“, është shprehur artisti kanadez.

Justin Bieber nuk ka një telefon

“Ka qenë një kohë kur unë vërtetë e kisha mbështjellë identitetin tim në karrierën time, por me të vërtetë kam ndjesinë se qëllimi im është ta përdor muzikën për të frymëzuar…Thjesht dua të jem dikush që të më thotë: Shiko unë bëra disa gjëra për të cilat nuk jam krenar, por hodha një vështrim në pasqyrë dhe vendosa të bëj disa ndryshime, dhe ti gjithashtu mund t’i bësh.’“, shtoi ai. /abcnews.al

The post Justin Bieber ka hequr dorë nga telefoni për një arsye të thjeshtë appeared first on Abc News.

---- ----
-----