Ballina Showbiz Juristja seksi shqiptare nxjerr fotot provokuese: Ja si e festova Shën Valentinin

Juristja seksi shqiptare nxjerr fotot provokuese: Ja si e festova Shën Valentinin

62
SHPËRNDAJE

Redona Koçi është modelja me shumë ndjekës në “Instagram”, e cila Shën Valentinin e festoi me një set fotosh shumë provokuese, ku lëkura takohej me të kuqen e zjarrtë, një ngacmim ky për fantazinë mashkullore.

Për jetën si vajzë e bukur, djalin që dashuron dhe ofertat që merr nga bota e televizionit, Redona i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

I beson Shën Valentinit dhe si e feston zakonisht?

Redona Koçi: Po, i besoj si shenjtor, që ishte dhe simboli i dashurisë së sinqertë që nga mesjeta. Ndërsa festimet çdo vit janë të ndryshme për mua, nuk bëj diçka klasike.

Mendon se në kohën ku mbretër janë paraja dhe luksi, lulet dhe romancat kanë ende vlerë në një ditë si kjo?

Redona Koçi: Mendoj se po. Personalisht për mua kanë shumë vlerë, sidomos kur t’i dhurojnë personat që të duan dhe i do.

Disa foto provokuese i që postove në “Instagram” pikërisht për Shën Valentin tërhoqën vëmendjen. Çfarë fshihet pas këtij seti?

Redona Koçi: I realizova me qëllimin e reklamimit. Kisha një set fotosh para disa ditësh dhe ishte koincidencë që fotot u postuan ditën e Shën Valentinit.

E kuqja e zjarrtë dhe zhveshja, a janë ngacmimi më i madh që mund t’i bëhet trurit mashkullor?

Redona Koçi: Nuk kishim këtë si qëllim, sidomos fotografi Iljan Stermolli. Megjithatë, besoj është ngacmuar sadopak edhe truri mashkullor(qesh). Ishte një set profesional, ku një profesionist e kupton që ishte art.

Mendon se mashkulli është bërë më i kërkuar në kohët që jetojmë dhe kjo i ka futur femrat në luftë me njëra-tjetrën, duke bërë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e tyre?

Redona Koçi: Nëse do të përgjigjesha personalisht, do të thosha absolutisht “jo” e madhe. Nëse përgjigjja ime do të ishte në raport përgjithësues për femrat e tjera, nuk do të kisha koment sepse do të flisja për diçka që nuk jam pjesë e tyre.