Ballina Sport “Ju sjell 19 femra dhe kënaqemi”: Dalin mesazhet e futbollistit të njohur,...

“Ju sjell 19 femra dhe kënaqemi”: Dalin mesazhet e futbollistit të njohur, baba i tre fëmijëve dhe besimtar

80
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbollisti Yaya Toure është larguar nga “Soccer Aid” pasi u vetëofrua që të merrte punonjëse seksi për shokët e tij të skuadrës.

37-vjeçari, i martuar, u mburr para shokëve se mund t’u sillte 19 vajza në hotelin e tyre për të kryer marrëdhenie para ndeshjes, e cila do të zhvillohej për bamirësi në emër të UNICEF.

Teksa po komunikonin në rrjetet sociale, Toure postoi një video pornografike në grupin e WhatsApp-it, në të cilën shfaqej një grua lakuriq në tualet.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të shokëve të ekipit, të cilët e detyruan babanë e tre fëmijëve që të fshihte videon.

Një person i brendshëm tha për mediat britanike: “Të gjithë në Soccer Aid ishin të neveritur nga mesazhet e Yaya. Ai filloi të thoshte se mund të merrte 19 femra si ajo në video që të na ‘kënaqnin’ pas ndeshjes.”

Mesfushori Yaya, i cili vjen nga Bregu i Fildishtë, më parë ka luajur për Manchester City, por u largua nga klubi në vitin 2018.

Ai është baba i tre fëmijëve dhe publikisht, besimtar i devotshëm mysliman.

---- ----
----
----- ----
-----