Ballina Lajme Bota/Rajoni “Ju kemi gënjyer për 13 vite”/ 3 gazetare në Iran sfidojnë shtetin,...

“Ju kemi gënjyer për 13 vite”/ 3 gazetare në Iran sfidojnë shtetin, ja veprimi i papritur (FOTO)

79
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Durimi i gazetarëve në Iran duket se është sosur. Tri gazetare të televizionit shtetëror kanë dhënë dorëheqjen, pasi zbulojnë se diçka që kanë raportuar gjatë karrierës së tyre ka qenë e sajuar dhe aspak e vërtetë.

“Më vjen keq, kam gënjyer për 13 vite. Nuk do të kthehem më kurrë në televizion”, shkruan gazetarja, Gelare Jabbari, me postimin që fshihet nga faqja pas pak orësh.

Të njëjtën gjë bënë edhe Saba Rad dhe Zahra Khatami që tregojnë edhe njëherë se qeveria iraniane ka nisur të kontrollojë mediat vendase dhe gjithçka transmetohet te publiku në mënyrë të sajuar.

Të mërkurën, televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e 80 ushtarëve amerikanë në sulmet iraniane kundër bazave në Irak në përgjigje të vrasjes amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Asnjë trupë amerikane nuk vdiq në sulme dhe Teherani pranoi rrëzimin e avionit.

---- ----
-----