Ballina Lajme Bota/Rajoni Ju gjet armë elektroshoku në çantë, arrestohet gruaja e yllit të Arsenalit...

Ju gjet armë elektroshoku në çantë, arrestohet gruaja e yllit të Arsenalit (FOTO)

30
SHPËRNDAJE

Gruaja e Sead Kolasinac është ndaluar nga policia britanike në një aeroport, duke qenë se kishte me vete një armë elektroshoku.

Bella Kolasinac e kishte blerë elektroshokun për t’u mbrojtur, qëkur u sulmuan me thikë bashkëshorti i saj dhe bashkëlojtari i tij te Arsenali, Mesut Ozil, në rrugë në vitin e kaluar.

Më pas 27-vjeçarja ishte nisur për Gjermani dhe atje mori leje për përdorimin e një elektroshoku të tillë.

Mirëpo, ajo nuk e ka ditur se kjo pajisje është ilegale në Britaninë e Madhe, ashtu që të enjten, siç ka raportuar The Sun, ishte ndalur nga zyrtarët kufitarë në London Biggin Hill Airport, pasi ia kanë gjetur elektroshokun në çantë.

Bashkëshortja e Kolasinac u ka thënë autoriteteve se e ka blerë pajisjen për vetëmbrojtje, si dhe kishte kërkuar leja për ta importuar.