Ballina LifeBizare Ju duket si shoqja? Jooo është një xhepiste dhe u kap mat...

Ju duket si shoqja? Jooo është një xhepiste dhe u kap mat nga selfie stick (Video)

15
SHPËRNDAJE

Një hajdute çantash në Londër është kapur ‘mat’ gjatë aktivitetit të saj të përditshëm, jo nga ndonjë qytetar që bëhet preja e saj, por nga selife stick i një turiste nga Tajlanda, e cila ishte duke ecur në rrugë me shoqen e saj.

Vajza, pjesë e një bande xhepistësh u kap live në kamera duke vjedhur çantën e turistes të Perëndim të Londrës.

Nina Spencer dhe mikja Toi po ecnin nëpër Cambridge Circus, duke bërë njëkohësisht një video – kujtim me selfie stick që e kishin gjatë gjithë kohës në dorë.

Por, pasi kishin kaluar rrugën, Toi u kthye për të marrë kuletën e saj Louis Vuitton me 400 paund brenda saj, nga çanta e shpinës dhe vuri re se aty s’kishte më asgjë, madje as kartat e kreditit.

Toi dhe Spencer, për një moment kujtuan se u kishte rënë kuleta, por kur kthyen mbrapa videon e tyre dhe e panë deri në detaje, u tronditën teksa panë një vajzë të re  që fuste dorën në çantë dhe largohej me kuletën.

Ajo duket se ka qenë pjesë e një bande prej tre xhepistesh femra, pasi edhe dy gra të tjera shihen pranë grave tajlandeze që u grabitën.

-----