Ballina Showbiz Jonida Vokshi i ka planet e qarta, bën rrëfimin e papritur për...

Jonida Vokshi i ka planet e qarta, bën rrëfimin e papritur për zgjerimin e familjes

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Jonida Vokshi, një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar. Moderatorja dhe bashkëshorti, Besnik Krapi mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Emi. Mbrëmjen e sotme, Jonida ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të fëmijëve të vegjël.

Njëri prej tyre iu drejtuar aktores me pyetjen se kur do të bëhet me një djalë. Jonida iu përgjigj pyetjes dhe rrëfeu planet që ajo dhe partneri kanë për të zgjeruar familjen. “Në fakt për këtë gjë ka vendosur burri për mua sepse më ka thënë do të bëjmë dhe një gocë dhe i treti do të jetë çun. Kështu që burrat vendosin.”, tha me humor Jonida.

“Duhet të prisni edhe pak, sa të bëjmë një vajzë.”, tha më tej Jonida. Tani për tani, dyshja po shijojnë momentet e këndshme me vogëlushen që pritet të mbushë 1 vjeç në Qershor. /abcnews.al

The post Jonida Vokshi i ka planet e qarta, bën rrëfimin e papritur për zgjerimin e familjes appeared first on Abc News.

---- ----
-----