Ballina Lajme Bota/Rajoni Joe Biden kundër Trump: Nuk duhet përdorur ushtria kundër popullit tënd

Joe Biden kundër Trump: Nuk duhet përdorur ushtria kundër popullit tënd

29
SHPËRNDAJE

Ish-zv/presidenti i SHBA-së Joe Biden shprehu shqetësimin për vendin, pasi Presidenti Donald Trump u zotua të hënën të përdorë ushtrinë për t’i dhënë fund “trazirave dhe paligjshmërisë” që kanë shpërthyer në të gjithë territorin.

Situata është mjaft kaotike pas vdekjes së një afrikano-amerikani që mbahej nga policia një javë më parë në Minneapolis.

Në një fjalim televiziv kombëtar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, presidenti paralajmëroi se “nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh problemin me shpejtësi”.

Komenti i referohej me sa duket Ligjit për Rebelimin të vitit 1807, i cili lejon presidentët të veprojnë ndaj paligjshmërisë gjatë emergjencave. Ligji u përdor së fundmi në 1992 në mes të trazirave në Los Angeles pasi një tjetër afrikano-amerikan, Rodney King, u rrah nga policia.

Disa orë pas fjalimit të presidentit dhe paraqitjes së tij para kishës së Shën Gjonit, Joe Biden, kundërshtari i prezumuar demokrat i presidentit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti, denoncoi veprimet e Presidentit Trump në llogarinë e tij në Twitter.

“Ai po përdor ushtrinë amerikane kundër popullit amerikan”, shkruajti Biden. “Ai përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë dhe gjuajti me plumba gome. Për një foto”.

“Për fëmijët tanë, për vetë shpirtin e vendit tonë, ne duhet ta mposhtim atë.”

-----