Ballina Lajme Bota/Rajoni Joe Biden kërkon të rrëzojë Erdoganin, përgjigjet Presidenca turke: Provoje po munde,...

Joe Biden kërkon të rrëzojë Erdoganin, përgjigjet Presidenca turke: Provoje po munde, por SHBA do e paguajë shtrenjtë!

119
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zyra e presidentit turk dënoi me forcë deklaratën e ish-zv.presidentit amerikan, njëherësh kandidatit presidencial, Joe Biden, i cili tha se ai do të mbronte një ndryshim të qeverisë në Turqi dhe se ai mund të mbështeste opozitën në synimin e saj për ta rrëzuar presidentin Erdogan në zgjedhjet e vitit 2023.

“Analiza e Biden për Turqinë bazohet në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi të pastër,” shkruajti në Twitter zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.

Kalin i tha Biden se ditët kur Turqia mund të urdhërohej kishin mbaruar.

“Megjithatë, thjesht ecni përpara, provojeni nëse mendoni se akoma mund ta bëni. Por do të paguani çmimin për këtë”, tha Kalin.

Kreu dhe drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve në zyrën e presidentit turk, Fahrettin Altun gjithashtu reagoi, duke thënë se deklarata e Biden pasqyronte lojërat që luhen dhe synimet ndërhyrëse drejt Turqisë.

Deklarata e Biden u dënua ashpër në Turqi, përfshirë edhe qarqet opozitare.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara kohët e fundit janë rënduar nga një numër çështjesh, siç është blerja nga Turqia e sistemeve të mbrojtjes ruse S-400, si dhe operacioni antiterror i Turqisë në veri të Sirisë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë injoruar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Fethullah Gulen, udhëheqësit të organizatëse FETO, e cila akuzohet si përgjegjëse për përpjekjen për grusht shteti ushtarak, në të cilin 251 njerëz u vranë në Turqi në 15 korrik 2016.

---- ----
----
----- ----
-----