Ballina Sport Joao Cancelo hedh poshtë Juventusin dhe firmos me Manchester Cityn

Joao Cancelo hedh poshtë Juventusin dhe firmos me Manchester Cityn

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas dy sezoneve të fundit në Seria A, me Interin dhe Juventusin, Joao Cancelo tani është larguar nga Italia, për të kaluar në Premier Ligë.

Mbrojtësi portugez u transferua te Manchester City dhe në drejtim të “Zonjës së Vjetër” kaluan 28 milionë euro, plus shërbimet e mbrojtësit Danilo.

Në intervistën e parë me ekipin e ri, Cancelo shprehet: “Si lojtar më pëlqejnë sfidat e reja. Walker është një lojtar i shkëlqyer, por unë mendoj se sa më shumë konkurrencë të ketë në ekip, aq më shumë rritesh dhe përmirësohesh si lojtar.

Unë gjithmonë kam pasur ëndërr të jem lojtari më i mirë dhe mbrojtësi i djathtë më i mirë, dhe besoj që duhet të luash me më të mirët, që ta arrish atë.

Manchester City ka lojtarët më të mirë dhe është vendi më i mirë për mua, për tu rritur si lojtar. Sipas meje Premier Liga, është kampionati më i mirë në botë pa asnjë lloj dyshimi. Mezi po pres të luaj ndeshjen time të parë këtu”, u shpreh 25-vjeçari.

The post Joao Cancelo hedh poshtë Juventusin dhe firmos me Manchester Cityn appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ---- ----
-----