Ballina Sport Joachim Low ndryshon mendje, projektohen dy rikthime “big” te Gjermania

Joachim Low ndryshon mendje, projektohen dy rikthime “big” te Gjermania

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Thomas Muller dhe Matts Hummels do të rikthehen te Gjermania. Trajneri i katër herë kampionëve të Evropës, Joachim Low vendosi të mos i grumbullonte më këta lojtarë (bashkë me Jerome Boateng) pas Botëororit Rusi 2018.

Low ka ndryshuar mendje dhe pritet t’i dhurojë nga një ftesë për Euro 2021 sulmuesit bavarez dhe mbrojtësit të Dortmundit. Në prononcimin e dhënë për Kicker, trajneri i kombëtares e lë të hapur këtë mundësi.

Gjithmonë kam thënë që ndryshimi në skuadër duhet të ndodhë pa ndërprerje. Pandemia rezultoi në një moment të veçantë dhe është komplikuar arritja e suksesit në Euro 2021. Të shohim se si do të jetë gjendja në maj“, deklaroi Low. /abcnews.al

The post Joachim Low ndryshon mendje, projektohen dy rikthime “big” te Gjermania appeared first on Abc News.

---- ----
-----