
“Guess” tashmë ka “rrëmbyer” një tjetër modele shqiptare dhe ajo është Megi Luka. Lajmin e bukur e bëri me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale, duke pozuar në zyrat e Guess në Zvicër.
“Yeahhh për një aventurë të re”, ka shkruar Megi krahas postimit. Kujtojmë që Megi u shpall “Miss Universe Albania” në vitin 2015. Ndërkohë, gjithashtu dhe Oriola Marashi ka sfiluar disa herë për markën prestigjoze.
View this post on Instagram
Debutimin e parë Oriola e bëri disa muaj më parë dhe vetë modelja ndau disa pamje nga përgatitjet për sfilatën, ku shprehej se ndihej e nderuar për këtë aventurë të re. /abcnews.al
The post Jo vetëm Oriola, një tjetër yll shqiptar do të pushtojë sfilatat e “Guess” appeared first on Abc News.