Ballina Sport Jo vetëm Di Maria në plane, zbulohet oferta e PSG për Neymar

Jo vetëm Di Maria në plane, zbulohet oferta e PSG për Neymar

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Periudhë rinovimesh në radhët e PSG-së. Ditën e djeshme klubi francezi arriti të siguronte firmën e Angel Di Maria, i cili do të qëndrojë në Paris deri verën e vitit 2022. Tashmë drejtuesit kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me brazilianin Neymar, por situata është paksa më e komplikuar.

Sipas raportimit të “Le10Sport”, francezët janë shumë optimistë se 29-vjeçari do të rinovojë. Përpos zërave të largimit, mësohet se PSG do t’i ofrojë atij një kontratë  mbi 4-vjeçare. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2022 dhe prandaj ata kërkojnë të mos rrezikojnë në vitin e ardhshëm.

 

Kujtojmë që Neymar vazhdon të mbetet i dëmtuar, por kampionët e Ligue 1 arritën ta kalonin Barcelonën në Champions League. Deri në këtë fazë të sezonit sulmuesi numëron 18 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 13 gola e ka dhuruar 6 asiste për shokët e skuadrës./abcnews.al

The post Jo vetëm Di Maria në plane, zbulohet oferta e PSG për Neymar appeared first on Abc News.

---- ----
-----