Ballina Showbiz Jo vetëm dashuria, zbulohet projekti që bëri bashkë Loredanën dhe Mozzik-un

Jo vetëm dashuria, zbulohet projekti që bëri bashkë Loredanën dhe Mozzik-un

107
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Loredana dhe Mozzik tashmë janë bashkë dhe nuk asnjë pikë dyshimi. Pasi shijuan disa ditë pushimesh në Dubai së bashku me vajzën e tyre, ata kanë publikuar dhe foto në rrjete sociale. Megjithëse janë munduar të fshehin portretin e njëri-tjetrit nëpër foto, kuptohet qartë që tashmë kalojnë mjaft kohë së bashku.

Por përveç dashurisë, dyshen e famshme po e mban kaq të lidhur dhe muzika. Burime për Telegrafi, kanë bërë me dije se ata po punojnë për një album të përbashkët, që pritet të dalë së shpejti në treg. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se reperi mezi po pret publikimin, pasi e cilëson si albumin më të mirë në histori dhe karrierën e tij.

Në fakt, dyshimet që ata po punojnë bashkë lindën me publikimin e një fotoje nga ana e Loredanës, ku shihej e veshur njësoj me një mashkull në krah, që nga silueta dallohej se ishte Mozzik. Nga ana tjetër, dhe reperi ndau një foto ku shfaqej i zhveshur krah një femre, që po tymoste cigare, ku shihet qartë se është Loredana.

Mozzik gjithashtu ka paralajmëruar se 2020-ta, për të cilin rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm me publikimin e albumit “Mozzart”, nuk është asgjë krahasuar me 2021. Ai ka premtuar se 2021 do të jetë viti i surprizave të mëdha. “2021. Mbani mend vitin, se kurgjo s’o kon 2020.”, shkroi pak ditë më parë Mozzik në rrjete sociale. /abcnews.al

The post Jo vetëm dashuria, zbulohet projekti që bëri bashkë Loredanën dhe Mozzik-un appeared first on Abc News.

---- ----
-----