Ballina Lajme nacionale Jo në plazh, e as në Tiranë – Taulant Balla e “djeg”...

Jo në plazh, e as në Tiranë – Taulant Balla e “djeg” me vallen e Rrajcës (VIDEO)

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në këtë të shtunë të nxehtë, duket se askush nuk ka zgjedhur të qëndrojë në Tiranë, por i janë drejtuar kryesisht plazhit, e të tjerë malit.

Në det ose nën freskinë e pyjeve malore gjithkush ka gjetur qetësi e relaks. E njëjtë është pasqyra edhe në radhët e klasës politike, ku vetëm aktorët kryesorë të opozitës si Monika Kryemadhi kanë mbetur në kryeqytet për të përgatitur protestën e të hënës.

Ndërkohë, në kampin tjetër, atë të socialistëve duket se ka gëzim dhe hare. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka “zhveshur” kostumin e zyrtarit dhe ka marrë pjesë në një dasmë tradicionale të zonës së Librazhdit.

Ai duket tepër i ekzaltuar teksa filmon një valle të Rrajcës. Ai ka zgjedhur që këtë moment ta ndaj me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

---- ----
-----