Ballina Sport Jeta e “Lord” Bendtner në një libër: Nga sherri me Henry-n, deri...

Jeta e “Lord” Bendtner në një libër: Nga sherri me Henry-n, deri te problemet me prostitutat dhe shfrenimi me paratë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jeta e Nicklas Bendtner jashtë fushës vazhdon të befasojë, edhe tani që lojtari është tërhequr nga futbolli aktiv. Sulmuesi danez ka nxjerrë në shitje autobiografinë e tij të titulluar “Both Sides”.

Siç bën të ditur lojtari bien në sy disa histori me të cilat 32-vjeçari është futur në probleme me prostituta, me të cilat ai dhe shokët e skuadrës shkonin një ditë para ndeshjeve.

“Më ka ndodhur që pasi shkova me një vajzë, ajo u kthye sërish tek unë dhe pretendonte se e kisha lënë shtatzanë. Unë e pyeta atë se çfarë kërkonte të thoshte me këtë dhe ajo kërkoi diçka nga unë.

Vajza më kërkoi që unë të paguaja që ajo të bënte operacion gjoksin.

Kështu që u detyrova t’ia paguaja operacionin si dhe rrugën deri tek klinika. Një natë tjetër një vajzë më theu dritaren e pasme tek një nga Porschet e mia.”

Në historitë e pazakonta nuk mund të mungonte Thierry Henry, që me danezin ka patur më shumë se një rast kur janë konfrontuar ballë për ballë.

“Bënim stërvitje me dy pasime, Henry bëri tre dhe unë bërtita ‘janë tre’! Ai më bëri shenjë që të pushoja. Unë bëra të njëjtën gjë e më sinjalizuan dënim, kështu që u ankova.

Ai më shau e më bëriti që ta qepja, por unë i thashë ta mbyllte vetë. Vrapoi drejt meje dhe filluam të grindeshim pastaj erdhën Campbell e Ashley Cole e më qetësuan. Por janë gjëra që ndodhin kur një nga sulmuesit më të mirë në botë të bërtasin para fytyrës…”.

Danezi ka patur edhe probleme me kumarin, ditët e fundit ish-sulmuesi i Arsenal dhe Juventus ka rrëfyer për Marca, pasionin e madh për kazinonë.

“Një ditë humba 400 mijë paund për 90 minuta. Isha shumë i dehur për t’u ulur në tryezën e kazinosë, më mbaruan edhe paratë. Më kujtohet si ika duke i zvarritur në banjo.

Më pas dola dhe kontrollova një bankomat. Nuk e dija sa para kisha në llogari, por kishin mbetur rreth 30 mijë paund. Fillova të luaj përsëri, nuk u ndala dhe i lashë edhe paratë e fundit.

Isha 30 vjeç kur u përjashtova nga kombëtarja e Danimarkës. Ndihesha i si mos më keq dhe fillova të qaj. Do doja të kthehesha pas në kohë dhe t’ia fusje vetes me çekiç kokës.

Do të doja t’i thërrisja mendjes për të kuptuar se si duhej të kisha menduar për diçka më shumë, për mundësi me të rëndësishme“, deklaron sulmuesi nordik.

---- ----
----
----- ----
-----