Ballina Lajme nacionale Jeremiq kritikohet nga Lista Serbe sepse shkoi në një restorant në Gjilan

Jeremiq kritikohet nga Lista Serbe sepse shkoi në një restorant në Gjilan

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jeremiq është kritikuar nga Lista Serbe.

Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore në Serbi ka qëndruar dje në një nga restorantet në qytetetin e Gjilanit.

----

Nga restoranti ku ka qëndruar Jeremiq kanë konfirmuar për klankosova.tv se ai ka shkuar pasdite aty dhe ka qëndruar “10 – 15 minuta”.

Për vizitën e tij në Kosovë, ka reaguar edhe Lista Serbe për “Tanjug”, të cilët përmes një deklarate kanë thënë se Jeremiq është takuar dje me kolegët e tij në “restorantit shqiptar “Bujana” në Gjilan”.

“Pas pritjes së ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarjes amerikane të shtetit, Madeleine Albright në Prishtinë, tepihu i kuq iu shtrua edhe të ftuarit të dashur – Vuk Jeremiq, në mirënjohje për legalizimin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet tutje.

----- ----