Ballina Lajme nacionale Jeni prekur nga gripi? Vjen njoftimi i rëndësishëm për ju

Jeni prekur nga gripi? Vjen njoftimi i rëndësishëm për ju

24
SHPËRNDAJE

Në stinën e dimrit, prekja nga gripi është më e shpeshtë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë është duke qarkulluar virusi A i gripit.

Andaj IKSHP rekomandon që të vaksinohen personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Ky Institut apelon për higjienë personale dhe të evitohen vendet ku ka shumë njerëz.

“Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër”, thuhet në postimin e IKSHP’së.