Ballina Lajme nacionale “Jena1”, Rama: Sot në Kukës u vaksinua grupi i dytë i mjekëve...

“Jena1”, Rama: Sot në Kukës u vaksinua grupi i dytë i mjekëve të Kosovës

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sot në Kukës ka vazhduar vaksinimi i grupit të dytë të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve COVID në Prishtinë. ““Jena1”, ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës” shkruan Edi Rama.

Procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve të Kosovës nisi ditën e djeshme në ambientet e pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës.

Në total janë 500 mjekë dhe infermierë që do të marrin dozën në Kukës. Dozat e vaksinës kundër COVID-19 bluzave të bardha të Kosovës po u injektohen në Shqipëri, pasi kushtet e kontratës parashikojnë ndalimin e dërgimit të vaksinës jashtë territorit.

The post “Jena1”, Rama: Sot në Kukës u vaksinua grupi i dytë i mjekëve të Kosovës appeared first on Abc News.

---- ----
-----