Ballina Showbiz Jeff Bezos dhuron 98.5 milione dollare per familjet ne nevoje

Jeff Bezos dhuron 98.5 milione dollare per familjet ne nevoje

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastreha.

Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos, njoftoi lajmin për donacionet e tij.

Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.

Vitin e shkuar Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete. Pasuria e Bezos ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Themeluesi i Amazon është në betejë me Bill Gates për fronin si njeriu më i pasur në botë, edhe pse ky i fundit u zgjodh përsëri.

Aktualisht ai mban vendin e dytë me një pasuri prej 109 miliardë dollarë.

Ndërsa Gates kryeson me 110 miliardë dollarë.

The post Jeff Bezos dhuron 98.5 milione dollare per familjet ne nevoje appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

---- ----
-----