“Je vaj ekstra i virgjër”, Sindi bëhet gati të godasë Mevlanin dhe braktis emisionin
Ditën e sotme Sindi pati një përplasje të ashpër me djalin e ri që hyri në “Për’puthen”, Julianin. Ky i fundit u shpreh se shumë i kishin sugjeruar të dilte në një takim me Sindin, sepse është si vaj Borshi, ekstra i virgjër.
Sindi e cilësoi si koment seksist dhe madje kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”.
“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i dalësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.
Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk i ofendoi dhe me siguri Sindi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani.
Sindi i kërkoi Mevlanit që të mos ndërhynte, mirëpo ky vazhdoi të komentonte dhe Sindi u ngrit e u bë gati ta godiste. U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja me të bërtitura duke u ndjerë e ofenduar.
“Seriozisht e keni ju. Ai më ofendon, ju nuk reagoni asnjë”, tha Sindi dhe më pas u largua.
“Je vaj ekstra i virgjër”, Sindi bëhet gati të godasë Mevlanin dhe braktis emisionin
Jonida Dama