Ballina Lajme nacionale Je rezident në Gjermani, por…, vendim për konfiskimin e pasurive

Je rezident në Gjermani, por…, vendim për konfiskimin e pasurive

7
SHPËRNDAJE

Gjermania dhe Shqipëria janë dy vendet me bashkëpunimin më të madh në Evropë përsa i përket goditjes së elementëve kriminalë me origjinë nga vendi ynë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti në një takim Zv/Presidentin e Policisë Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.   Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë, si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, ishte fokusi kryesor i takimit.

Gjatë takimit, Veliu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive ndër vite, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi, nënvizuar si të vyer ndihmën dhe mbështetjen e dhënë Policisë Shqiptare në lidhje me trajnimet e ofruara, për rritjen profesionale dhe të kapaciteteve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, shkëmbimin e informacionit në kohë reale nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit Interpol/Europol, ndihmën për hetimin e përbashkët të disa grupeve kriminale me aktivitet kriminal në të dyja vendet tona, bashkëpunimin intensiv me oficerin e kontaktit gjerman në Shqipëri, z. Herbert Massen dhe ndihmën për ngritjen e Task-Forcës “Antiskifter”.

Henzler theksoi se: “Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit në kohë reale në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi, nisja e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale, të cilët kthehen në Shqipëri apo vazhdojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, është me rëndësi dhe ne do të vijomë t’ju mbështetim në punën tuaj në këtë drejtim.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, e cilësoj një institucion serioz, të përkushtuar dhe partner të besuar të Policisë Gjermane

Veliu informoi z. Henzler se në Policinë e Shtetit është krijuar Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ka prioritet bashkëpunimin me partnerët dhe ndjekjen e hetimeve të përbashkëta, për të përshpejtuar procedurat e hetimit duke fshirë barrierat që kanë ekzistuar, për të arritur qëllimin e përbashkët.

-----