Ballina Sport Java e parë e kampionatit, “Djajtë e Kuq” shpartallojnë Çelsin

Java e parë e kampionatit, “Djajtë e Kuq” shpartallojnë Çelsin

12
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid ka shpartalluar Çelsin me rezultatin 4-0 në supersfidën e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës.

Sfida u dominua nga “Djajtë e Kuq”, të cilët gjetën golin e avantazhit, në minutën e 18-të me anë të Markus Rashford, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas.

Në minutën e 65-të, francezi Marsial pas një kundërsulmi vrastar, dyfishoi shifrat.

“Djajtë e Kuq” nuk u mjaftua me epërsinë e 2 golave, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e 3-të me autor Rashford.

Për t’i vendosur kapak kësaj sfide spektakolare, mendoi mesfushori Xhejms, i cili në minutën e 82-të shënoi golin e 4-t për Junajtid.

The post Java e parë e kampionatit, “Djajtë e Kuq” shpartallojnë Çelsin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----