
Për ditën e premte janë planifikuar dy sfida, teksa Vllaznia do të presë Bylisin në Shkodër, ndërsa Kukësi në letër është favoriti i madh përballë Apolonisë.
Sakaq, të shtunën, vëmendja shkon e gjitga për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet në Selman Stermasi në orën 13:00.
Ndërsa, po në këtë orë është edhe ndeshja mes Skënderbeut e Laçit, ndërsa në 16:00, në Niko Dovana, Teuta pret Kastriotin.
Ndeshjet, të premten:
13:00 Vllaznia-Bylis
13:00 Kukësi-Apolonia
Të shtunën:
13:00 Tirana-Partizani
13:00 Skënderbeu-Laçi
16:00 Teuta-Kastrioti