Ballina Sport Java e 17-të e Superiores luhet në dy ditë, ja dy sfidat...

Java e 17-të e Superiores luhet në dy ditë, ja dy sfidat më të forta

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kategoria Superiore luan këtë fundjavë xhiron e XVII me të tjera ndeshje emocionuese.

Kampionati ka mbërritur në një fazë mjaft interesante ku skuadrat duelojnë mes tyre për objektiva të ndryshëm.

Të shtunën dy takimet e para janë ato mes Skënderbeut dhe Kukësit si dhe sfida Kastrioti-Bylis.

Të katër skuadrat kanë nevojë për pikë për të mos komplikuar objektivat në tabelën e klasifikimit.

Të dielën, Laçi pret Teutën për të diskutuar një 90-minutësh të “nxehtë” dhe Apolonia pret Tiranën që po kalon një moment të vështirë pas dy humbjeve rradhazi.

Kryesfida e kësaj jave është ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, takim shumë i rëndësishëm për objektivitin titull që kanë të dyja skuadrat.

Të kuqtë e Ilir Dajës kanë mundësinë për të reduktuar diferencën me kuqeblutë e Brdariç që në krahun tjetër mund të ruajnë ose fitojnë të tjera kuota në klasifikim në rast rezultati pozitiv.

---- ----
----
----- ----
-----