Ballina Sport Java e 16-të e Superiores ndahet në dy ditë, spikat supersfida Teuta-Partizani

Java e 16-të e Superiores ndahet në dy ditë, spikat supersfida Teuta-Partizani

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Java e XVI luhet e ndarë në dy ditë, të dielën tre takime dhe dy të tjera të hënën.

Vllaznia kryesuese rikthehet në Shkodër dhe do të presë Kastriotin në një ndeshje ku objektivi është vetëm fitorja për të ruajtur distancën e sigurisë me Partizanin dhe Teutën ndjekëse.

Kuqeblutë po kalojnë një moment fantastik dhe të dielën kanë një tjetër provë të rëndësishme përballë një ekipi si Kastrioti që mund të konsiderohet si surpriza e bukur e këtij sezoni.

Kukësi luan përballë Bylis të dielën në orën 13:45. Të dyja skuadrat edhe pse me objektiva të ndryshëm kanë nevojë për pikë.

Vendasit kanë rigjetur qetësinë pas fitores me Apoloninë dhe vijnë me objektivin tre pikë në këtë ndeshje ndërsa ballshiotët me disa përforcime të rëndësishme në merkaton e dimrit do të provojnë të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

Skënderbeu luan me Apoloninë në shtëpi në një takim që mund të konsiderohet si një finale e parakohshme për mbijetësën. Të dyja skuadrat edhe pse me pak pikë në klasifikim luajnë futboll të mirë dhe janë të gatshme për të marrë maksimumin nga këto 90-minuta.

Të hënën në orën 13:45 Tirana do të presë Laçin në “Selman Stermasi” ndërsa Teuta do të presë Partizanin në “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet premtojnë shumë emocione dhe askush nga skuadrat nuk shihet si favorite.

 

---- ----
----
----- ----
-----