Ballina Sport Java e 14-të e Superiores: Vllaznia surpriza e bukur, Partizani e Teuta...

Java e 14-të e Superiores: Vllaznia surpriza e bukur, Partizani e Teuta në “vallen” e titullit

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

U mbyll java e 14-të e Superiores me sfida interesante, ndërsa edhe dita e sotme ka pasur takime të nxehta, ku nuk kanë shkuar pa polemika, sidomos sfida në Fier.

Por, Vllaznia është padyshim surpriza e bukur e javës me atë fitore të madhe ndaj Kukësit, duke konsoliduar jo pak pozitat në krye.

Ndërkohë që Partizani me fitoren në Korçë dhe Teuta me 3 pikët në shtëpi ndaj Bylisit janë në ndjekie të shkodranëve.

Tri pikë mori edhe Tirana që ende nuk dorëzohet, e megjithatë, ajo që bie në sy është fitorja e Apolonisë, ndonëse me shumë polemika, gjatë dhe në fund të sfidës, ku stafi laçjan ka akuzuar për gol të shënuar me faull nga Apolonia si dhe me një gol të rregullt të mohuar skuadrës laçjane.

Vllaznia nuk ndalet, ndërsa ndizet beteja për Europën dhe mbijetesën.

Ja rezultatet dhe renditja pas javës së 14-të në Superiore dhe renditja që duket se është është bërë me të vërtetë një ekuacion me shumë të panjohura…

Java e 14/Rezultatet

Të premten

Teuta-Bylis                    2-0

Kukësi-Vllaznia          0-1

Sot

Skënderbeu-Partizani 1-2

Apolonia-Laçi                1-0

Tirana-Kastrioti           2-1

---- ----
----
----- ----
-----