Ballina Teknologji Japonia sfidon Kinën, lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

Japonia sfidon Kinën, lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me anë të raketës H2A Japonis ka lëshuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikimin me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që mbart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e ”Mitsubishit” dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lëshua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që braktisën mbartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.

 

---- ---- ----
-----