Ballina Lajme Bota/Rajoni Japoni, alarm për cunami pas një tërmeti 7,2 ballë Rihter

Japoni, alarm për cunami pas një tërmeti 7,2 ballë Rihter

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një paralajmërim për cunami u aktivizua sot në Japoni pas një tërmeti nënujor me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter pranë brigjeve të rajonit të Miyagi (verilindje), duke shkaktuar dallgë rreth një metër, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA).

Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në Tokio, ndodhi rreth orës 18:09 (09:09 GMT) në një thellësi prej 60 kilometra në oqeanin Paqësor, sipas JMA-së.

”Asnjë dëm në Miyagi nuk  është sinjalizuar dhe furnizuesit e energjisë po vlerësojnë situatën në centralet bërthamore në zonë”, sipas medias japoneze.

Ky tërmet i fuqishëm u regjistruar ndërkohë që Japonia kujtoi 10-vjetorin e katastrofës së trefishtë të 11 marsit 2011 që shkatërroi pjesën verilindore të vendit.

The post Japoni, alarm për cunami pas një tërmeti 7,2 ballë Rihter appeared first on KOHA.

---- ----
-----