Ballina Lajme nacionale Janjiq: LDK do t’i hakmerret PDK-së, do të hyjë në koalicion me...

Janjiq: LDK do t’i hakmerret PDK-së, do të hyjë në koalicion me VV-në

15
SHPËRNDAJE

Analisti serb ka folur për situatën politike në Kosovë.

Analisti politik, Dushan Jajniq, ka folur për situatën e krijuar në Kosovë dhe zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor.

Ai thotë se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, duke i ndërlidhur ato me kërkesën e ndërkombëtarëve për vazhdimin e dialogut.

Teksa ka folur për Hashim Thaçin, Janjiq thotë se ai ka humbur shumë me historinë e korrigjimit të kufijve, ndërsa për Haradinajn thotë se ka përfituar shumë shkaku i vendosjes së taksës.

Analisti serb thotë se mbetet të shihet se kush do të jetë në koalicion qeverisës dhe nëse Thaçi do të vazhdojë të shtyjë përpara politikën e tij.

Sipas Janjiq, Isa Mustafa do ti hakmerret PDK’së duke shkuar në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Pyetja këtu është vetëm kush do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Janjiq për Kosova online.

-----