Ballina Lajme nacionale Janë certifikuar 119 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Janë certifikuar 119 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës

22
SHPËRNDAJE

Certifikohen 119 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 119 oficerë korrektues të gjeneratës së 41-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në ceremoni morën pjesë, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së,Nehat Thaçi, Drejtori i AKPS-së, Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

-----