Ballina AKTUALE Janari, flakadan i pashuar

Janari, flakadan i pashuar

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këshilli Organizativ i “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut” njofton mbarë opinionin se më 18 janar fillojnë aktivitetet e manifestimit nën moton “Janari, flakadan i pashuar”.

Hapja e aktiviteteve fillon më 18 janar në fshatin Konçul me përurimin e memorialit të Jonuz Musliut duke filluar nga ora 12:00, ndërsa në ora 21:00 do të realizohet Turneu tradicional i Shahut për nderë të liderit Jonuz Musliu, që do të organizohet në platformën online.

Më 19 janar do të organizohet një ndeshje miqësore në futboll duke filluar në ora 19:00 tek Pipa nën moton “Bashkë në janar”

Më 20 janar nga ora 10:00 do të bëhet një ecje simbolike duke përkujtuar momentet më të lavdishme të veprimtarisë së Jonuz Musliut nën moton “Ecje në janar” dhe që do të filloj nga Dobrosini e deri në Konçul.

Manifestimi i Ditëve përkujtimore të Jonuz Musliut organizohet nën patronatin e Komunës së Bujanocit.

Këshilli Organizativ fton që të gjithë pjesëmarrësit t`i përmbahen rekomandimeve të institucioneve për respektimin e masave parandaluese të Covid-19.

---- ----
----
----- ----
-----