Ballina Sport “Jam taksapaguesi më i madh për sportin te Rilindja” Gaz Demi: Kompleksi...

“Jam taksapaguesi më i madh për sportin te Rilindja” Gaz Demi: Kompleksi i Partizanit varet nga ministri Niko Peleshi

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, e cilëson barazimin e sotëm ndaj Laçit si mundësi që i iku klubit të tij për t’iu shkëputur kurbinasve.

Në “Zona Gol” ai foli për ndeshjen, shanset e Partizanit për titullin dhe rivalitetin me ekipet e tjera, por sidomos për projektin e kompleksit të klubit.

Stadiumi ka përfunduar por ka mbetur në vendnumëro për shkak të burokracive që kanë mbetur peng nga politika e që shpreson të zgjidhen sa më shpejt pasi përndryshe nuk mund të vihet në punë ai kompleks.

Marrëdhënia me presidentin e Veronës– 

Demi: Ka qenë i ftuar special nga unë. I kam bërë urimin në momentin që doli barazim me Juventusin. Është burrë zotni.

Tifoz – 

Demi: Nuk është se e ndjek shumë futbollin, por jam tifoz me Interin kundër Edi Ramës dhe Erion Braçes.

Pengu më i madh këtë sezon –

Demi: Të jem korrekt, Apolonia. Shumë peng më ka mbetur. Sepse e meritoi Apolonia barazimin me ne herën e fundit. Në 10 minutat e fundit, Apolonia ishte Partizani dhe Partizani Apolonia.

Ndeshja me Laçin – 

Demi: Për të qenë korrekt ishte barazim. Më ngeli peng kur dolëm në avantazh dhe ata na barazuan. Na iku mundësia e shkëputjes me Laçin. Është me meritë aty ku është. Do të jetë pretendent i fortë deri në fund.

Vonesat e stadiumit të Partizanit – 

Demi: Doli diçka nga politika e ca të tjerë që s’dua të përmend emra që folën për Partizanin. Investimi thuajse ka mbaruar. Janë ca burokracira dhe magazina, që s’i kuptoj. Partizani duhej të dilte në fushën e vet që këtë vit. Të mos bëjmë shpenzime të mëdha. Të shikojmë me këtë ministrin e ri me Peleshin. Drejtorët e mi do të ikin të hënën të takohen. Është e sigurtë që këtë muaj Partizani del në fushë nëse mbyllet marrëveshja me ministrinë. Kompleksi ende s’ka përfunduar, por fusha është gati. Është i vetmi klub, që s’ka asnjë mbështetje. Jam taksapagues i madh për sportin te Rilindja. Pa shtëpi, s’kemi si t’i edukojmë fëmijët. Është bërë një investim që qeveria, politika duhej të dilnin dhe t’u puthnin dorën drejtuesve të Partizanit. Është bërë një ambjent për brezat e ri. E kam bërë, erdhi dhe federata dhe inspektoj fushën. Kemi folur këto vite për Skënderbeun. Bashkia e Korçës gjithmonë e ka mbështetur. Tirana merr bakshish nga bashkia kur fiton titullin, ne jo, që punojmë vetëm me krahët. Partizani nuk është i Gaz Demit, po i të gjithëve.

Trajneri Ilir Daja – 

Demi: Ilir Daja është blerja më e mirë e vitit falë drejtorit. Me Ilirin shpresoj të dal në pension. Është një burrë fisnik. Shresojmë të bëjmë një Partizan të madh. Po nuk u bë akademia jonë dhe fusha jonë, nuk them dot asnjë gjë. Gjithçka mbeten barcaleta. Nuk ka asnjë lidhje titulli këtë vit me Dajën, nuk ka asnjë presion ndaj tij,  edhe pse jemi në rrugë të mbarë. Kemi një marrëveshje xhentëlmenësh që të shkojmë larg e më larg, Ju e dini si e nisëm këtë vit. Nuk ka presion te Daja.

Lufta për titullin kampion – 

Demi: Jemi një grup prej 4 skuadrash (Partizani, Vllaznia, Laçi dhe Teuta) për titullin. Shpresoj që ekipi im të mos bëj gabime.

---- ----
----
-----
-----