Ballina Showbiz “Jam shtruar në spital pasi u infektova me COVID-19”, fansat peticion për...

“Jam shtruar në spital pasi u infektova me COVID-19”, fansat peticion për ndëshkimin e këngëtarit që gënjeu më 1 prill

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ylli i K-popit, Kim Jae-joong u ka kërkuar falje pasi u tha fansave në ditën e 1 prillit se ishte infektuar me koronavirus.

----

Kim, këngëtar i grupit korean të djemve JYJ, u tha ndjekësve të tij në Instagram se ishte shtruar në spital, duke shkruar: “Jam infektuar me virusin COVID-19.”

Në postimin për ditën e gënjeshtrave, tani të fshirë nga rrjetet sociale, ai tha se kishte injoruar paralajmërimet e qeverisë për të qëndruar i izoluar. Shumë prej 1.9 milion ndjekësve të yllit korean u mërzitën me të pasi zbluan se lajmi ishte një gënjeshtër duke thënë: “Një shaka për koronavirusin nuk është qesharake por fëminore dhe e pakuptimtë”.

Por duket se kërkimi i faljes nga ana e tij nuk e ka qetësuar zemërimin e fansave të cilëtkanë në shkruar një peticion që këngëtari të ndëshkohet për postimin e tij. Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 13.000 njerëz.

Në deklaratë në Instagram, ai tha se po përpiqej të ndërgjegjësonte njerëzit për virusin që ka vrarë të paktën 169 njerëz në Korenë e Jugut dhe ka infektuar 10.000 të tjerë, shkruan “Panorama”.

“Së pari dua të kërkoj falje për ata që u dëmtuan nga postimi im në mediat sociale,”- shkroi Kim.

Më pas shtoi: “Dëshiroja të tregoja rrezikun njerëzve që nuk dëgjojnë pavarësisht paralajmërimeve në media të ndryshme dhe në internet.”

----- ----