Ballina Lajme Bota/Rajoni “Jam në moshën e nënës tuaj”/ Britanikja 62 vjeçe që po “tërbon”...

“Jam në moshën e nënës tuaj”/ Britanikja 62 vjeçe që po “tërbon” të rinjtë me fotot “hot” (FOTO)

98
SHPËRNDAJE

Një grua në Britaninë e madhe, e cila është në të gjashtëdhjetat e saj, thotë se duhet t’u kujtojë djemve të ri që i shkruajnë në rrjete sociale  se ajo është në moshën e nënës së tyre dhe këto gjëra nuk funksionojnë me të. Shelia Kiss, 62 vjeçe nga Birmingham filloi të ndjekë një dietë të shëndetshme të shoqëruar me ushtrime fizike pas lindjes së djalit të saj të dytë, Shanon.

Dëshira për të pasur një trup në formë, bëri që Shelia të shtonte orët e stërvitjes për të arritur rezultatet e kërkuara. Për 30 vite pa u ndalur, Shelia është ushtruar rreth 2 orë në ditë për gjashtë herë në javë. 62-vjeçarja zbulon se dhe djem të moshës 20 vjeç i shkruajnë në Instagram duke e ngatërruar këtë aplikacion me Tinder, e cila është e specifikuar vetëm për takime.

“Fillova shëndetin dhe stilin e jetës fizike kur isha 30 vjeç, pasi linda fëmijën e dytë. Unë luaj tenis dhe ushtrohem gjashtë herë në javë. Në të dyzetat e mia nisa palestrën dhe besoj se kjo ka luajtur një rol parësor në tonifikimin e turpit tim”, tha  Shelia.

Më tej ajo shtoi: “Unë gjithmonë jam pyetur në palestër se cila është mosha ime dhe gratë e reja gjithmonë më thonë: “Ne thjesht duam të jemi si ju kur të plakemi”.