Ballina Sport “Jam gati të marr drejtimin e Gjermanisë”, Rangnick hedh kandidaturën

“Jam gati të marr drejtimin e Gjermanisë”, Rangnick hedh kandidaturën

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Joachim Low do të largohet nga drejtimi i kombëtares gjermane pas Euro 2021. Disa emra kanë dalë në skenë si pasuesi i tij. Jurgen Klopp dhe Hansi Flick janë të preferuarit e Federatës, teksa përflitet edhe për Ralf Rangnick.

Ky i fundit ishte pranë kalimit te Milani vitin e kaluar. “Profesori” gjerman njihet për punën e mirë që bën me lojtarët e rinj, rritjen dhe përmirësimin e tyre, dhe stilin e veçantë të futbollit që aplikon.

Në një prononcim për Sky Sport Deutschland, 62-vjeçari shpreh dëshirën e tij për të marrë drejtimin e katër herë kampionëve të botës. “Stoli i Gjermanisë nuk lë askënd indiferent. Unë jam i lirë për momentin.

Bashkëpunimi me Bierhoff? Besoj se bashkëpunimi me të do të ishte shumë i frytshëm. Do të ishte padyshim e dobishme të kisha në krah dikë që e njeh mirë mjedisin e kombëtares“, deklaroi Rangnick. /abcnews.al

The post “Jam gati të marr drejtimin e Gjermanisë”, Rangnick hedh kandidaturën appeared first on Abc News.

---- ----
-----