Ballina Lajme nacionale “Jam e rrezikuar”, flet kryetarja e PD në Ulëz: Ja pse m’i...

“Jam e rrezikuar”, flet kryetarja e PD në Ulëz: Ja pse m’i dogjën makinat

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjatë orëve të natës në Ulëz u shkrumbuan dy automjete në pronësi të kryetares së PD në këtë zonë, Gjelina Kalthi, e cila është njëherësh edhe administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat.

Në prononcimin e parë për ngjarjen, Kalthi tha për RTV ORA se mendon që djegia e makinave është një skenar i mirëfilltë politik. Ajo gjithashtu thekson se ndihet e rrezikuar për jetën.

“Kam qenë dje në kryesinë e PD në Burrel me bashkëshortin. Pasi mbaruam mbledhjen në njësinë administrative Baz ndaluam për të darkuar së bashku me një kushëri. Në mesnatë, rreth orës 00:00, shkuam në shtëpi në Ulëz dhe parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makinë tjetër të parkuar. Kjo na bën të mendojmë së është një skenar i përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”, ka rrëfyer Kalthi.

Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ka dyshime të forta nga policia se zjarrëvënia është e qëllimshme.

---- ---- ----
-----