Ballina Lajme nacionale Jakup Krasniqi niset për Hagë

Jakup Krasniqi niset për Hagë

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jakup Krasniqi është nisur për Hagë sot.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka marrë rrugën drejt Hagës.

Krasniqi, ditë më parë bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se duhet të paraqitet në Hagë më 24 korrik, që i bie nesër.

Shefi i GP të Nismës, Bilall Sherifi në facebook ka publikuar fotografi që shihen ta kenë shoqëruar Krasniqin për në Hagë me Reçicën e të tjerë.

Kujtojmë se Krasniqi ka thënë se pavarësisht se e kundërshton, në Hagë do të paraqitet, ndonëse nuk ka thënë se në çfarë cilësie udhëton atje.

“Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike”, ka thënë Krasniqi. /ORAinfo/

---- ----
----
-----
-----