Ballina Lajme nacionale Jakup Krasniqi e bën për ‘pesë pare’ Avdullah Hotin

Jakup Krasniqi e bën për ‘pesë pare’ Avdullah Hotin

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jakup Krasniqi e ka goditur fort shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka kritikuar Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin, pas deklarimit të këtij të fundit për vizitën në SHBA.

Sipas Krasniqit, Hoti është shembull se si nuk përfaqësohet vendi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo që ka deklaruar Hoti është të mos
dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij.

Ja postimi i plotë:

SHEMBULL SE SI NUK PËRFAQËSOHET VENDI

Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi i GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së.

Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi?

---- ---- ----
-----