Ballina LifeBizare Jahti që “pushtoi” Sarandën tani mrekullon Monakon, gjithë bota mahnitet (Foto)

Jahti që “pushtoi” Sarandën tani mrekullon Monakon, gjithë bota mahnitet (Foto)

98
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në brigjet e Monakos lundroi jahti më i madh në të gjithë botën, i cili kap vlerën e 360 milionë paundve.

I emëruar modestish “Sailing Yacht A” (Jahti lundrues A), super jahti lundroi krenar mes gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.

Kjo bishë e deteve është në pronësi të miliarderit 47 vjeçar rus, Andrey Melnichenko, i cili e ngriti “perandorinë” e tij falë tregtisë së qymyrit.

Jahti që ka ngjallur kuriozitet të lartë në të gjithë botën është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë. Gjithmonë në udhëtime ai ka një ekuipazh prej 15 anëtarësh., por në bordin e tij mund të rrinë pa problem 20 të ftuar si dhe një ekuipazh prej 54 personash.

Jahti luksoz është projektuar nga Philippe Starck dhe ka 8 kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

Ndërkohë, sa i përket Melnichenko, mandati i lindur në Bjellorusi bën një jetë luksoze mes jahtesh, bashkë me të shoqen Aleksandra, një ish-modele serbe.

Kujtojmë se jahti i tij korrikun e 2018-ës “pushtoi” gjirin e Sarandës, ku u ankorua për disa orë për t’u furnizuar me 840 mijë litra naftë.

 

View this post on Instagram

 

Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës🇦🇱

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Saranda ishte ndalesa e parë ndërkombëtare që jahti luksoz me pamje të pazakontë kreu që pas regjistrimit të tij në portin e Hamiltonit.

---- ----
-----