Ballina Shëndetësi Ja si ta kuptoni nëse nishani që keni është normal apo kancer...

Ja si ta kuptoni nëse nishani që keni është normal apo kancer lëkure

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëse keni vërejtur një të tillë në trupin tuaj apo të dikujt atëherë duhet të informoheni mbi këto shenja. Gjithsesi, konsulta me ndonjë mjek apo profesionist është e domosdoshme, transmeton Koha Jone.

Nishanet normale – Në përgjithësi nishanet jo problematike, kanë ngjyrë të njëtrajtshme dhe të zbehur në zonën afër lëkurës. Nëse e vëreni se ky nishan po ndryshon me kohë, po rritet apo po i ndërron ngjyra duhet menjëherë ta konsultoni një mjek.

----

Nishanet atipike – Janë nishanet të cilat nuk kanë formë të rregullt. Ato duken si normale, mirëpo duhet vazhdimisht të vëzhgohen sepse mund të bëhen të rrezikshme.

Nishanet e errëta – Këto lloj nishane kanë ngjyrë të mbyllur dhe janë të vogla. Kanë shumë tendencë të shndërrohen në kancerogjene, kështu që duhet të mbahen vazhdimisht nën mbikëqyrje.

Karcinomat – Janë një lloj i zakonshëm i kancerit. Me kohë mund të zhvillohen dhe të bëhen problematike.

Melanoma – Është forma më e avancuar e kancerit të lëkurës. Melanomat mund të paraqiten si të ngritura ose të sheshta dhe zakonisht kanë forma gjeometrike.

Disa lloje të tjera të karcinomave janë: Actinic Keratosis, që është nishan kanceroz dhe shfaqet zakonisht në zonën e skalpit, buzëve, duarve dhe pjesëve të tjera që kanë tendencë t’i ekspozohen diellit. Një lloj tjetër është edhe Acral Lentiginous Melanoma, e cila shfaqet si një shenjë me ngjyrë të errët në pëllëmbë, shputa apo nën thonj.

----- ----