Ballina Showbiz Ja si e njoha Elvisin, rrëfehet Fatma Naçi

Ja si e njoha Elvisin, rrëfehet Fatma Naçi

36
SHPËRNDAJE

Fatma Naçi tregon si u njoh me Elvisin.

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, për të treguar më shumë nga jeta dhe përditshmëria e tyre familjare.

Fatma nuk ngurroi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete.

Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi.

Sot bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, Fatma tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe./tch