Ballina Shëndetësi Ja si duhet ta menaxhoni diabetin në temperatura të larta

Ja si duhet ta menaxhoni diabetin në temperatura të larta

22
SHPËRNDAJE

Qendra për Kontrollin dhe Mbrojtjen ndaj Sëmundjeve (CDC) rekomandon që të shmangni aktivitetet fizike jashtë, kur temperaturat janë të larta, njofton lajmi.net.

Meqë të qenit aktiv është hap kyç për menaxhimin e diabetit, këshillohet që aktivitetet fizike të kryhen kur temperatura të ulëta.

Tutje, CDC rekomandon që të kontrolloni sheqerin në gjak më shpesh, për t’u siguruar që personat me diabet të mos cenohen nga ndonjë rrezik paraprak.

Gjithashtu, ata kanë përgatitur edhe një listë këshillash për personat që vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore.

Ndiqeni listën e plotë më poshtë:

# Pini shumë ujë, madje edhe kur nuk keni etje
# Shmangni alkoolin dhe pijet me kafeinë, siç janë kafet apo pijet energjike. Ato mund të çojnë në dehidratim dhe rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
# Kontrolloni sheqerin në gjak, para, përgjatë dhe pas kohës kur jeni aktiv. Juve iu nevojitet ky monitorim për të mësuar sasinë e duhur të insulinës. Konsultohuni me mjekun për rregullimin e dozës.
# Vishni rroba jo të rënda dhe me ngjyra të çela.
# Mos ecni zbathur as në plazh e as në pishinë. /Lajmi.net/

-----