Ballina Lajme Bota/Rajoni Ja shteti i parë në Europë që hap sot kufijtë

Ja shteti i parë në Europë që hap sot kufijtë

366
SHPËRNDAJE

Kroacia ka vendosur hapjen e kufijve që prej ditës së sotme, duke u bërë vendi i parë në Europë që do të lejojë lëvizjen, pavarësisht pandemisë COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë se shtabi i krizës sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike.

Qytetarët e huaj mund të hyjnë për arsye urgjente personale, biznesi dhe arsye të tjera ekonomike.

Ndërkohë, pritet që më 18 maj edhe Sllovenia të hapë kufijtë, edhe se BE ka deklaruar më herët se Unioni nuk do të lëjojë lëizvjen para datës 15 qershor.

Për shkak të pandemisë Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor.

Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE, e të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare, si dhe personeli mjekësor apo ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë. Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni.

-----