Ballina Lajme nacionale “Ja se çfarë mendje e drejton Shkodrën e Migjenit”, Rama nxjerr videon:...

“Ja se çfarë mendje e drejton Shkodrën e Migjenit”, Rama nxjerr videon: Fali Zot…

28
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e Voltana Ademit se do të donte do të dëshironte të qëllonte edhe ajo me Molotov ka shkaktuar replica mes kryebashkiakes së Shkodrës dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi e komentoi deklaratën e kryebashkiakës gjatë një takimi në Cerrik, Rama ka reaguar sërish duke publikuar një video në Instagram.

“Ja se çfarë mendje e drejton në shekullin XXI Shkodrën e Luigj Gurakuqit, Kol Idromenos, Migjenit e me radhë yjeve të qiellit të kulturës, artit e të vetë politikës shqiptare… Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, shkruan Rama.

Më herët, gjatë një intervistë në një media lokale, Voltana Ademi ka shprehur edhe dëshirën e madhe për të gjuajtur me bomba molotov duke i quajtur ato si mjete legjitime.

“Tani unë do kthehem tek protestat. Tani unë shkoj në Tiranë dhe shkoj e protestoj biles fort. Po të kisha edhe unë molotov do të gjuaja. Pra që do të thotë që unë nuk di të gjuaj me molotov pavarësisht se kemi bërë edhe ushtaraken por na qëlloi që të ndryshonim sistemin. Por qejfi dhe dëshira që kur je aty në protestë për të dhënë gjithçka nga vetja. Do të kisha edhe unë dëshirë për të gjuajtur me molotov. Dhe po flas si kryetare e bashkisë së Shkodrës. Po mbytemi dhe nuk mjafton ky zëri për të bërtitur aq fort. Molotovi është mjet legjitim, përdoret në të gjitha vendet e botës.Nuk bëjnë asgjë, vetëm zhurmë dhe tym. Prandaj në këtë rast mendoj që bëjmë pak dhe duhet të bëjmë edhe më shumë”,deklaroi Ademi.

Gazeta SHQIP

-----