Ballina Lajme nacionale Ja sa vota ka më shumë Albin Kurti se Vjosa Osmani

Ja sa vota ka më shumë Albin Kurti se Vjosa Osmani

36
SHPËRNDAJE

Kaq vota ka më shumë Albin Kurti se Vjosa Osmani.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Albin Kurti është kandidati më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ka dalë më i votuari se të gjithë kandidatët për kryeministër.

Kreu i VV-së ka marrë saktësisht 183 mijë e 868 vota, Vjosa Osmani kandidate e LDK-së ka marrë 176.188 vota, shkruan Reporteri.

Sipas këtyre rezultateve Kurti ka marrë saktësisht 7680 vota më tepër se Vjosa Osmani.

Ndërsa dy kandidatët tjerë për kryeministër, Kadri Veseli nga PDK ka marrë 146.763 ndërsa Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë 75 mijë 917 vota.