Ballina Lajme nacionale Ja sa po pritet në kufi në Merdare

Ja sa po pritet në kufi në Merdare

75
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë kolonat në Merdare.

Bashkatdhetarët të cilat ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata qysh në mëngjes në pikëkalimet kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Merdare në dalje të Kosovës.

Në këtë pikëkalim kufitar, qytetarët kanë pritur deri në dy orë ndërkaq kolona ka arritur deri në 500 metra, shkruan lajmi.

Edhe për të hyrë në Kosovë në Merdare ka pasur pritje dhe kolonë, ku sipas statistikave qytetarët kanë pritur deri në 30 minuta.

Pritje deri në 40 minuta ka pasur edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo pritje ka qenë për në hyrje të Kosovës ndërkaq kolona ka qenë e gjatë 80 metra.

Sipas kësaj qendre, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja dhe kolona është në suaza të normales dhe se nuk është regjistruar asnjë pritje më shumë se 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

-----